21 janari, Berisha Do ketë hetim për organizatorët
TIRANE- Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, kreu i qeverisë foli edhe për ngjarjet e 21 janarit në prag të 1 vjetorit të përkujtimeve që opozita do të mbajë. Berisha tha se kjo ngjarje e dhunshme do të ketë hetim.
“Në 21 janar u tentua të përmbyset qeveria legjitime me dhunë, ngjarje, e cila me një akt të pandodhur 8 dekadat e fundit u përpoq të instalonte dhunën e një grushti njerëzish që mandatet e dyta donin t’i bazonin mbi dhunën, është një ngjarje e shëmtuar... Një proces është në vazhdim, nuk ka asnjë hetim për organizatorët e tij, për mandatprerësit që vendosën të kenë mandatin e dytë për të shporrur me gurë qeverinë legjitime të vendit. Unë garantoj që ngjarja do hetohet, ata që mendojnë se do e kapërcejnë pa hetim këtë ngjajre, gënjejnë veten”, tha Berisha më tej.
Berisha deklaroi më tej se atij i pëlqen të merret me ngjarje historike, sic është vendimi i për ta shpallur Tiranën kryeqytet, ndërsa Edi Rama tha ai, le të vazhdojë të merret me 21 janarin e vitit 2011-të.
“Edi Rama flet për 21 janarin 2011-të unë merrem me ngjarjen historike që eshtë një ditë e dashur, një ditë e madhe në historinë kombëtare. I them zotit Rama se mesazhi që të kam dërguar në 23 janar të 2011 është dhe do mbetet për mua sa të mbetem në politkë i pandryshuar. Mund të derdhësh lot krokodili, mund të bësh çdo gjë...E bëj këtë në respekt të atyre që më 21 janar shpallën Tiranën kryeqytet, që parandaluan aventurierë”, tha Berisha më tej.
Kryesocialisti Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social Twitter: “Sa për 21 janarin e Sulejman Delvinës ai do ndjente neveri po ta dëgjonte si i'u keqpërdor sot emri nga qeveria që vrau protestuesit!
(ma.ar/BalkanWeb)