E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e radhës në Kosovë, policia do të veprojë njësoj

Kosovë- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi, paralajmëroi se nëse Vetëvendosja  i vazhdon protestat e tilla, përgjigjja e policisë do të jetë e njëjtë si më 14 janar. Rexhepi deklaroi për mediat se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.

Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. Ka Kuvendin e Kosovës për ti paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e saj.- ka deklaruar Rexhepi , duke shtuar se detyrimet e policëve të Kosovës janë të përhershme derisa ata të dalin në pension.

Policët janë zbatues të ligjit. Ne nuk do të donim të shihnim situata të tilla, por sa herë të ketë situata të ngjashme, policia do të jetë e gatshme për ti zbatuar rendin dhe ligjin, vijoi rexhepi. I pyetur nëse do ta respektojë Qeveria vendimin për reciprocitet të Kuvendit të Kosovës, Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike.

Këto janë çështje politike. Kjo le të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës. Ka metoda të tjera më të mira se protestat. Por ju them se edhe Qeveria, ashtu edhe Policia e Kosovës, si segmente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do ti kryejnë punët e tyre, është shprehur Rexhepi.

Drejtuesit e Vetëvendosje! kanë akuzuar se politikën që po ndjek Qeveria e Kosovës është tipike policore dhe kjo gjë, sipas tyre, po e bën Policinë e Kosovës politike.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma zgjedhore në Kosovë, zgjerohet debati Kosovë- Në Kosovë vazhdojnë debatet për reformën zgjedhore, dhe deri...
  2. Kosovë, rrëzohet mocioni i Vetëvendosjes PRISHTINË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash...
  3. Procesi Limaj në Kosovë, nis seanca e radhës Kosovë- Dhjetra qytetarë u mblodhën sot në mëngjes para gjykatës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›