21 janari Gjykata rrezon Prokurorine

Rekursin e Prokurorise se Pergjithshme per te ndryshuar masen e detyrimit me arrest me burg, Gjykata konsideroi si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. Gjate seances kolegji i kerkoi prokurorit Artur Selmani nese kishte prova te reja per Ahmetajn, per te mbeshtetur kerkesen e tij per rikthimin ne burg te gardistit Ahmetaj, dhe nese kishte dale apo jo egzaminimi i plumbit, por prokurori u pergjigj: "S'kam dijeni".
Prokurori kembënguli se Gjykata e Apelit gjate ndryshimit te mases nga arrest me burg 30 dite ne detyrim paraqitje nuk i kishte lene kohe akuzes te mblidhte provat per te akuzuarit, e cilesuar nga akuza si grupi i zjarrit Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Sadik Cela, qe te tre keta nen hetim ne gjendje te lire.
Por ndersa kane kaluar kater muaj nga vrasja e kater demonstruesve ne bulevard, prokuroria ka arritur zyrtarisht perpara gjykates te individualizoje pergjegjesine per vrasjen e vetem njerit prej tyre. Nga ekspertimi balistik i armeve dhe krahasimi i predhes, prokuroria akuzon per vrasjen e Ziver Veizit gardistin Agim Llupo, i vetmi ne ndodhet ne burg.
Nderkohe qe per Hekuran Deden nuk ka ende nje te akuzuar, pasi atij nuk i eshte gjetur predhe ne trup, pasi plaga e tij eshte tejshpuese. Per te ndjerin Aleks Nika qe nderroi jete ne Turqi u deshen jave qe te mberrinte predha ne Shqiperi. Eshte pikerisht kjo predhe 9 mm, te ciles nuk i eshte bere ende ekspertiza per te konfirmuar se nga cila arme ka dale. Edhe per te ndjerin Faik Myrto, paraprakisht prokuroria pretendoi para Gjykates se Shkalles se Pare se predha e gjetur ne trupin e tij nuk ishte nxjerre nga 51 armet e sekuestruara ne garde, ndersa ende nuk ka nje qendrim te pakten jo zyrtarisht se cfare pergjigjje ka dale nga laboratori shkencor nga arme te tjera te sekuestruara ne garde.