E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori paralajmeron qeverine

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i lëshoi një mesazh të fortë qeverisë, kur i kujtoi se të ardhurat në buxhet po shfaqin tendenca në rënie.

"Rënia e të ardhurave në buxhet kërkon marrjen e masave për të ruajtur financat publike", tha Fullani.

Zoti Fullani tha se mbajtja nën kontroll e financave të qeverisë është jetike për fazën që po kalon ekonomia, e cila tani po përballet edhe me një tjetër problem që lidhet me rritjen e importeve dhe ngadalësimin e eksporteve.

Banka e Shqipërisë e ruajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 5.25 për qind. Guvernatori tha se pret që presionet për rritjen e cmimeve të jenë më të ulëta gjatë muajve në vijim edhe pse inflacioni do të mbetet në nivele më të larta se mesatarja e viteve të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›