Kukan Perplasjet e fundit mund te influencojne ne stabilitetin e vendit
Mosmarrëveshjet politike në Shqipëri dhe përplasjet e fundit mund të influencojnë në stabilitetin e vendit është shprehur Kreu i Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Parlamenti Europian paraqiti raportin për Shqipërinë për datat 6 deri në 9 maj, kohë në të cilën delegacioni i Parlamentit Europian monitoroi situatën para dhe pas votimeve në Shqipëri.
“Situata në shqiëpri për një kohë të gjatë është përfshirë nga mosbesimi politik dhe polarizimi. Pjesëmarrja e lartë ne zgjedhje tregoi se njerëzit kujdesen dhe e duan të ardhmen e tyre" , tha Kukan në Parlamentin Europian. Kreu i delegacionit për Evropën Juglindore tha se procesi i votimit ishte i rregullt dhe se rezultati perfundimtar do te pritet nga Kolegji Zgjedhor.
Partite kanë të drejtën të ankimojnë, por duhet theksuar se mosmarrëveshjet rrezikojnë stabilitetin e vendit.