E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret Te respektohet patjeter korniza ligjore mbi zgjedhjet

Treshja e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe OSBE-së zhvilluan një tjetër takim me Presidentin e Republikës.

Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Volfart u shprehën njëzëri se ndërsa procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, respektimi i kornizës ligjore është një domosdoshmëri tashmë, në kushtet e ankimit të rezultatit nga opozita në Kolegjin Zgjedhor.

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha se Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike.

Kreu i shtetit tha se tashmë është koha të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike, çka do t’i shërbente më së miri interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë, duke përmbushur në të njëjtën kohë dhe aspiratat integruese që populli shqiptar pret e meriton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›