21 janari Gjykata vendos riverifikim te ekspertizes se ardakut
Ekspertiza e mjekut ligjor Ndoc Çardakut, që thotë se plumbi që vrau Ziver Veizin ishte rikoshet do të riverifikohet. Në seancën gjyqësore të 21 janarit u vendos që kjo ekspertizë të krahasohet me atë të dy ekspertëve të tjerë. Sipas mjekut ligjor Ndoc Cardaku dy fibrat janë mbartur nga predha gjatë goditjes së pemës e më pas tek viktima. Dy prokurorët Tominaj e Cami kërkuan që të rrëzohet ekspertiza e tij pasi ky i fundit nuk ka njohuritë e duhura balistike.
Ndërkohë mbrojtja kërkoi rrëzimin e kërkesës së prokurorëve si të pabazuar në ligj
Gjatë këqyrjes mikroskopike sipas Cardakut janë konstatuar dy copëza të ngurta të ngjitura në fibrat e këmishës, të drejtuara nga jashtë brenda. Eksperti pretendon se njëra prej copëzave i përket lëvozhgës ndërsa tjetra pjesës së brendshme të trupit të një pemë.