E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce dhunohet gruaja shtatzene per xhelozi

Pas ngjarjes së rëndë në Orikum të Vlorës, ku Manushaqe Çeliku u ekzekutua me sqepar nga bashkëshorti i saj, teksa ishte më shumë se 6 muaj shtatzënë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë.

Burime nga policia thone se 30 vjeçarja Rudina Iljazi është rrahur në mënyrë barbare nga i shoqi i saj ndërsa ndodhej në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Policia ka arrestuar bashkeshortin Olsi Iljazi 34 vjeç, i cili po merret ne pyetje. Mësohet se gruaja është dërguar në spital me plagë të ndryshme në kokë, ndërsa është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Burime të spitalit lokal thonë se fatmirësisht fëmija nuk është dëmtuar, ndërsa po ndiqet në mënyrë intensive gjendja shëndetësore e nënës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›