Imami Prokuroria bllokoi ekspertizen e plumbave

Gardistet Imami Prokuroria sulmoi shtetin. Zgjedhjet e parakohshme Imami Opsion i pamundur
Ministri i Mbrojtjes hedh akuza te forta mbi prokurorine per bllokim te ekspertizes se plumbave qe vrane 3 demonstruesit e opozites me 21 janar. Ai kritikon faktin qe akoma nga ky institucion i drejtesise nuk kemi te dhena te nje ekspertize e cila te percaktoje qarte plumbat e kujt jane si jane leshuar keta plumba a ka pasur urdher apo ska pasur urdher Por nga ana tjeter ai shuan shpresat e opozites se majte per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme pavaresisht dhunes se ushtruar mbi institucionet shteterore. Per z. Imami ato jane nje opsion i pamundur dhe i papranuar edhe nga nderkombetaret. Gjate nje interviste ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo i pyetur ne lidhje me demonstraten e dhunshme organizuar nga opozita me 21 janar Imami shpjegoi se Forcat e Armatosura nuk u angazhuan dhe as pati ndonjehere mendim per ti angazhuar edhe pse sugjerimet nuk munguan. Sipas tij ky vendim ishte nje vendim i formes se prere si nga ana e Kryeministrit te vendit ashtu dhe atij vete si minister i Mbrojtjes pavaresisht sugjerimeve te ardhura nga partneret nderkombetare per nje perfshirje te mundshme te FA-se nese legjislacioni e krijonte kete mundesi. Ka pasur sugjerime nga partneret tane nderkombetare qe te merrej edhe ndihma e Forcave te Armatosura por Kryeministri Berisha garantoi se turma mund te perballohej nga garda keshtu qe perfshirja e tyre ne kete ngjarje nuk u vu asnjehere ne diskutim. Imami nenvizoi Se kemi te bejme me nje demonstrate qe nisi dhe mbaroi si nje sulm i dhunshem ndaj selise se kryeministrise dhe Keshillit te Ministrave ne te cilen u demtuan ne menyre te qellimshme u plagosen me dhjetera police dhe mbrojtes te rendit. Dhe e katerta ku pati tri viktima te pafajshme kjo eshte radhitja kronologjike dhe ku ka tri viktima te pafajshme per te cilen askush nuk eshte i lumtur. Ministri i Mbrojtjes permendi Tri viktima per te cilet ne shpresojme qe pergjegjesit do te dalin mbi baze te nje hetimi te ndershem dhe te paanshem. Lidhur me pyetjen per rolin e Prokurorise se Pergjithshme ne ditet pas 21 janarit ministri Imami vuri ne dukje se nuk i dukej aspak i drejte vendimi per ndalimin e 6 gardisteve te Republikes se Shqiperise. Ne kete kontekst do te thosha se prokuroria ka sulmuar shtetin duke kerkuar ndalimin e 6 gardisteve te cilet nuk bene asgje tjeter vecse detyren e tyre ne mbrojtje te institucioneve shteterore. Une do te thosha se ekspertizen per ngjarjen ne fjale le tia besojme eksperteve te mberritur tashme nga SHBA duke perjashtuar gjykimin e parakohshem mbi kryerjen e vrasjeve nga garda pasi askush nuk mund te flase pa mbaruar hetimi i plote. Jam i sigurt qe me dhjetera mijera shqiptar te tjere jane viktime e ketij sulmi te prokurorise ndaj shtetit. Le te presim hetimin dhe secili do te marre pergjegjesite qe i takojne ne baze te ligjit. Prokuroria i ka marre plumbat i ka futur ne xhep - u shpreh z. Imami. Ai kritikoi qendrimin e prokurorise qe sipas tij nuk ka lejuar qe te behet nje analize qe normalisht e ben policia shkencore laboratori etj. etj. dhe keqyrja e rrobave te viktimave qe ka qene e domosdoshme per kete gje. Pra - tha Imami - ne akoma nuk kemi te dhena te nje ekspertize e cila te percaktoje qarte plumbat e kujt jane si jane leshuar keta plumba a ka pasur urdher apo ska pasur urdher. Jane nje teresi elementesh eshte nje fakt eshte nje provokim eshte nje sherbim i huaj. Cdo gje mund te dale mos te nxitohemi. Mund te jete dhe keshtu si thoni ju dhe kjo piste duhet ndjekur deri ne fund. Jam plotesisht dakord une nuk them ta perjashtojme kete piste por jo ta prezumojme si fajtor dike pa pasur nje hetim te rregullt dhe ligjor. Une jam ministri i Mbrojtjes kam me shume informacion dhe nuk marr guximin ta mbroj nje teze te tille ose te kunderten e saj pa pasur deri ne fund nje ekspertize ligjore - u shpreh z. Imami.
Perez Spanja mbeshtet integrimin e Shqiperise
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me ambasadorin e ri te Spanjes zotin Rafael Tormo Perez. Gjate takimit te dy bashkebiseduesit vleresuan marredheniet shume te mira politike mes dy vendeve dhe intensifikimin e vazhdueshem qe keto dy vende kane pasur gjate ketyre viteve. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i shprehu mirenjohjen ambasadorit Perez per mbeshtetjen e jashtezakonshme te Spanjes ndaj Shqiperise per liberalizimin e vizave bashkepunimin ekonomik nxitjen e investimeve spanjolle ne Shqiperi. Perez i shprehu Kryetares se Kuvendit se qeveria spanjolle do te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj drejt anetaresimit te saj per ne BE si dhe per intensifikimin e nje sere projektesh te rendesishme te perbashketa per zhvillimin e dy vendeve mike. Topalli e njohu ambasadorin Perez me zhvillimet e ngjarjeve te fundit te demonstratave te 21 janarit per perpjekjet e deshtuara dhe permbysjen me dhune te institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues.