21 janari, McIlwham: Të jepet drejtësi e të luftohet çdo sens mosndëshkimi
TIRANE - Në prag të përvjetorit të demonstratës së 21 janarit, ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona McIlwham, theksoi nevojën e një hetimi të plotë e të pavarur për ngjarjet. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ambasadorja McIlwham nënvizoi se është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet e viktimave, që të jepet drejtësi.
“Janarin e kaluar, ministri ynë për Europën, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet, me të vërtetë, nuk duhet të vonohet.”- thekson ambasadorja.
Duke u bërë apel autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar me prokurorët për hetimin e ngjarjes së rëndë, diplomatja britanike thekson se “Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi. Ne shpresojmë se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojnë këtë mundësi.”
Më tej zonja McIlwham nënvizon se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojnë me paanshmëri dhe ndiqen me kujdes nga media për t’u siguruar se janë të drejtë.
Një ditë më parë, tre ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu , i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth theksuan nevojën e një hetimi të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e 21 janarit.
“21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Duhet të jetë gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun e tyre politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave. Ne nxisim udhëheqësit politikë të Shqipërisë t’i japin përparësi interesave të vendit dhe atyre të qytetarëve të tij para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkrete që në mënyrë vendimtare ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012"- theksuan ambasadorët.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA-BE-OSBE: Të hidhet dritë mbi 21 janarin, hetim të pavarur Opozita e Bashkuar: Ftojmë qytetarët në homazhe 21 janari, familjarët e viktimave padi prokurorisë