E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vëllai përdhunonte sistematikisht motrën me aftësi të kufizuara

ITALI – Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Itali, protagoniste e së cilës është një familje emigrantësh rumunë që jetojnë në Bovalino.

Mediat në shtetin fqinj zbuluan se 23-vjeçarja Adelina Sebanescu, me aftësi të kufizuara, përdhunohej sistematikisht nga vëllai i saj. Ngjarja u zbulua nga shoqja e ngushtë e vajzës, e cila kishte mësuar se Adelina ishte disa muajshe shtatzënë dhe priste një fëmijë nga vëllai i saj.

Mësohet se vajza jeton me nënën, e cila duket se ishte në dijeni të faktit që ajo përdhunohej sistematikisht nga i vëllai Daniel, i cili është i martuar dhe ka 2 fëmijë.
Sipas mediave italiane, kur 23-vjeçarja i tregoi nënës për shtatzëninë ajo iu përgjigj “Doje shumë një fëmijë tani do ta kesh”.

23-vjeçarja vuan nga një sëmundje që i pengon lëvizjen e këmbëve dhe rritjen normale, pasi ajo është 110 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 20 kilogram.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Daniel Sebanescu, nën akuzën e agresionit seksual dhe inçestit.

Tashmë Adelina është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe ka kërkuar ta mbajë fëmijën, pavarësisht pasigurive nëse fiziku i saj do të arrijë ta përballojë lindjen e foshnjës. Vajza është dërguar në një qendër të veçantë dhe është nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologëve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›