E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, PD: Garantojmë se drejtësia do të bëhet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një deklaratë për mediat e cilësoi 21-janarin e vitit 2011-të ditën kur u tentua të rrëzohej qeveria, duke u përdorur një video (Meta-Prifti) e montuar, sic tha ai. Paloka akuzoi liderin e opozitës Edi Rama si personin përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit

“Për të rrëzuar qeverinë, u përdor një video nga Edi Rama, e prerë dhe e ngjitur 28 herë. Videoja rezultoi tërësisht një falsifikim. Më 21 janar 2011 pas pesë orësh sulm mbetën të vrarë 4 qytetarë, puçistët nuk ia arritën qëllimit, në ditët të vazhdim vazhduan veprën kriminale”, tha Paloka.

Duke ngushëlluar familjarët e viktimave të 21 janarit në emër të PD-së, Paloka premtoi se drejtësia do të bëhet, ndërsa organizatorët do të hetohen.

“PD ngushëllon familjet, i garanton se drejtësia do të bëhet. Sot prokuroria politike, nuk ka bërë asnjë hetim për organizatorët që donin të përmbysnin pushtetin me dhunë, por përkundrazi ka prishur provat duke besuar se ata mund t’i shpëtojnë ligjit dhe drejtësisë për këtë vepër antikushtetuese”, tha Paloka.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›