Familja Berisha e mbytur në gjyqe
Tiranë- Ka qenë një ditë e ngarkuar me gjyqe ajo e të premtes për familjen e kryeministrit të vendit Sali Berisha. Ai vetë dhe dy fëmijët e tij kanë qenë të përfshirë në dy procese gjyqësore, me të njëjtin objekt, padi për shpifje. Por në njërin fëmijët e tij janë në rolin e paditësit ndërsa në tjetrin vetë kryeministri ishte i paditur.
Fillimisht në gjykatën e faktit në Tiranë është zhvilluar seanca e tretë gjyqësore nga ku, fëmijët e kryeministrit Shkëlzen dhe Argita Berisha, i kërkojnë deputetit socialist Saimir Tahiri një dëmshpërblim prej 8 milion lekë.
Paditësit Shkëlzen dhe Argita Berisha kanë ngritur pretendimin e shkaktimit të një dëmi moral që konsiston në trubullimin e padrejtë të gjëndjes shpirtërore të tyre që kanë përjetuar si pasojë e faktit të paligjshëm, deklaratave të pavërteta shpifëse dhe fyese. Padia lidhet me deklaratën e deputetit Tahiri në parlament se fëmijët e kryeministrit janë të përfshirë në korrupsion.
Pas seancës së pajtimit, ku palët nuk kanë pranuar të pajtohen, deputeti tahiri tha se në seancën e ardhshme do të argumentojë pse kryeministri dhe familja e tij janë të përfshirë në korrupsion dhe se tashmë llumi ka dalë në sipërfaqe.
Gjithashtu deputeti Tahiri ka deklaruar se 4 vjet nga gërdeci anjë nuk është dënuar. Një vit nga 21 Janari anjë nga vrasësit nuk është dënuar. Sipas Sajmir Tahirit keto dy ngjarje të rënda dëshmojnë se pushteti ka kapur gjyqësorin duke u përdorur si një kamzhik politik.
Në një tjetër proces gjyqësor kësaj here në Gjykatën e Lartë është pushuar cështja në ngarkim të kryeministrit Berisha I cili akuzohej për shpifje nga deputeti socialist Dashamir Peza. Akt-padia e deputetit Peza bazohej në deklarimet e kryeministrit Berisha në një seancë parlamentare nga ku kreu mazhorancës tha se Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur.
Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, fjalimi i Berishës në parlament nuk përbën vepër penale, pavarësisht akuzave të shumta, të cilat, sipas deputetit Peza janë shpifje.
Shkrime të tjera me interes:
- Dita e Rinisë, Berisha: Të rinjtë, forcë e madhe në integrimin e vendit Tiranë- Shqipëria është vite drite larg asaj çka qënë me 8...
- Maqedoni, Berisha nderohet me çmim Ndërkombëtar për Lidërship Maqedoni- Universiteti i Europës Juglindore në Maqedoni pritet të nderojë...
- Berisha: Për energjitë e rinovueshme, i kemi potencialet Tiranë- Ne kemi mundësi të bëhemi një vend me 100...