21 janari, Prokuroria apelon vendimin, kërkon arrest me burg për tre të akuzuarit
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë për tre të akuzuarit për ngjarjen e 21 janarit. Në këtë mënyrë prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke i kërkuar Apelit ndryshimin e masës nga arrest shtëpie në arrest me burg për Ndrea Prendin, shoferin e tij Margarit Kume dhe shefin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj.
Prokuroria e Përgjithshme pas mbërritjes së ekspertizës nga FBI kërkoi për këta tre persona arrest me burg por Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën arrest shtëpie.
Prendi akuzohet pë vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj ndërsa shoferi i tij akuzohet për fshejen e provave kurse IT-ja e kryeministrisë akuzohet për fshirjen e filmimeve të kamerave të sigurisë që janë të instaluara në godinën e Këshillit të Ministrave.