E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i BE-së, Greqia mbetet problemi kryesor

Kriza e eurozonës do të dominojë samitin e BE-së që do mbahet sot. Unioni numëron më shumë se 23 milion pa të papunë dhe ka shqetësime se shkurtimi i buxhetit mund të pengojë ndërmarrjet dhe trajnuesit.

Për këtë, në samit pritet të diskutohet për shkurtime të zgjuara dhe disiplinim të buxhetit në mënyrë të që të shënohet rritje ekonomike në të ardhmen.

17 vendet e eurozonës janë shumë afër arritjes së një marrëveshje për koordinimin e politikave të buxhetit.

Në një kohë kur vendet jashtë euros nuk e mbështesin një gjë të tillë, vendet që po përgatiten për të hyrë në euro si Polonia kërkojnë që të jenë pjesë e negociatave.

Gjithsesi liderët e BE0së mblidhen në këtë samit me lajme të mira nga Italia dhe Spanja ndërsa problemi vazhdon të mbetet situata në Greqi. Ajo ka kundërshtuar propozimin e Gjermanisë për vendosjen e vetos në buxhetin e saj kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›