E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Steinberg: Duhet hetim i plotë Polika të mos ndërhyjë

TIRANE- Zv Sekretari Amerikan i Shtetit deklaron se prokuroria duhet të mbetet larg sulmeve dhe ndërhyrjeve politike në lidhje me hetimet për zbardhjen e asaj cka ndodhi në  demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues dhe dhjetra u plagosën.

Nje paradite e ngjeshur me takime ka qenë dita e sotme për Steinberg, zëvendësekretari i shtetit amerikan,Hilari Klinton. Pas takimeve me presidentin Topi dhe kreun e qeverise, Berisha, rreth orës 10. 35 minuta James Steinberg eshte gjendur ne dyert e Prokurorisë së Përgjithshme për të zhvilluar një bisedë me kryeprokuroren Ina Rama. 

Në takim, i deleguari i  Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi "mbështetjen e plotë që SHBA i ka dhënë prokurorisë si institucion i pavarur për të kryer një hetim të plotë dhe të paanshëm në lidhje me atë cka ndodhi më 21 janar"- thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

„Është e rëndësishme që Prokuroria, si një institucion i pavarur, të mbetet larg sulmeve dhe ndërhyrjeve politike, në mënyrë që të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese.“- nënvizohet të ketë thënë zoti Steinberg në takim.

Më pas në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga prokuroria, thuhet se zoti Steinberg ka vlerësuar gjithashtu punën dhe dhe performancën e Prokurorisë Shqiptare, si dhe i ka siguruar kryeprokurores një mbështetje të plotë në hetime.

Nga ana e saj prokurorja e Përgjithshme, Znj. Ina Rama duke e konsideruar hetimin si mjaft sensitiv në opinonin publik ka garantuar se do të zhvillohet një hetim i plotë.

“Prokuroria mbetet e angazhuar dhe e vendosur në punën e saj për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit”. Duke e konsideruar këtë hetim si mjaft sensistiv në opinionin publik, Prokuroria është shprehur gjithmonë për një hetim të plotë, të paanshëm, profesional dhe gjithëpërfshirës, duke mbetur larg çdo lloj ndërhyrjeje politike.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësndihmës Sekretari për Evropën dhe Azinë, Thomas Countryman dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu.

Takimi me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, i të deleguarit të Departamentit Amerikan të Shtetit
ka qenë i treti, në axhendën e ngjeshur të  takimeve që James Steinberg ka zhvilluar sot paradite në Tiranë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në të cilöën ndodhet vendi.  Para zonjes Rama, Steinberg u takua me Topin dhe kryeministrin Berisha. Me pas  Steinberg zhvilloi takim me kryetarin e PS-se Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›