E Diel, 1 Nëntor 2026

Romeo Leka 10 vjet burg, grabiti bankën mori peng kalimtaren

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 15 vjet burg Romeo Lekën, i cili u shpall fajtor për “rrëmbim personi” dhe “grabitje me armë të një banke”.

Por për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtër, Romeo Leka ka përfituar ulje të dënimit prej 5 vjetësh duke e reduktuar në 10 vjet burg dënimin e tij. Procedura e gjykimit të shkurtuar u aplikua pasi i pandehuri ka pranuar krimin para togave të zeza.

Romeo Leka u kthye në një personazh të njohur ditën e 19 marsit të vitit të kaluar, kur hyri i armatosur në ambientet e një banke dhe pas grabitjes së saj i gjendur i rrethuar nga policia, mori peng një kalimtare të rastit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›