E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rivalet e Bashes ngrene cadra

/ /

Permes batutave para kamerave ne mbledhjen e djeshme te qeverise kreu i ekzekutivit i ka kujtuar vartesit te tij faktin qe disa kandidate te opozites mund te hyjne ne greve urie para ministrise derisa ai te largohet. Por ne kete rast Berisha ka permendur termin rivalet per kundershtaret e mundshem te Bashes ne garen e 8 majit. Kryetari i bashkise qe po iken ka ndertuar shtyllen me te larte te korrupsionit ne Evrope dhe me te lartat ne bote. Fatmiresisht 8 maji po afron. Zoti Basha a e more vesh qe kane vendosur te ngulin cadrat rivalet e ty para ministrise qe ose te japesh doreheqjen ose do te flijohen ne greve urie. Ajo eshte puna e tyre nuk kemi si tia bejme. Me thane qe po behen gati 5 kandidate ne 5 cadra. Pra kjo ceshtje do te zgjidhet ne 8 maj- u shpreh Berisha ne pjesen e pare te mbledhjes se qeverise. Ai akuzoi ashper kreun aktual te Bashkise se Tiranes Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit fenomen qe sipas kryeministrit e rendit kryeqytetin te tretin nga fundi ne Bote per kohen kur jepen lejet. Imagjinoni ju ne qofte se afati kohor eshte shkurtuar mbi 5 deri ne 6 here pas krijimit te qendres afati kohor ne Bashkine e Tiranes per te marre lejen e ndertimit eshte i treti me i gjati ne bote sipas te dhenave te fundit ky afat eshte 383 dite. Sigurisht keto nuk i referohen vitit 2009 i referohen vitit 2008- u shpreh Berisha. Ne kete kontekst ai i kerkoi ministrit te Puneve Publike Sokol Olladashit ish-rival i kryebashkiakut aktual kater vjet me pare te studiohen praktikat e huaja per ti perfshire edhe lejet e ndertimit me nje sportel te vetem. Pra ne lejet e ndertimit qendron dhe problemi me madhor i biznesit. Atehere zoti Olldashine praktiken boterore shumica e vendeve nuk e kane te perfshire lejen e ndertimit ne One Stop Shop por ekzistojne edhe 21 vende qe lejen e ndertimit e kane te perfshire ne sportelin e vetem te lejeve dhe te licencave. Une mendoj se ne duhet ta shqyrtojme kete praktike. Ne kemi futur ne ONE Stop Shop lejet e ndertimit te HEC te fabrikave te medha te uzinave te medha. Ne duhet ta shqyrtojme shume seriozisht inkludimin e lejeve te ndertimit ne ONE Stop Shop natyrisht ne perputhje me procedurat qe ekzistojne por ama dhe kjo do te rriste shume transparencen- theksoi me tej kreu i Qeverise.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›