E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari merret ne pyetje eksperti mjekoligjor

Eksperti mjeko ligjor Ndoc Çardaku ka rikonfirmuar se plumbi që i mori jetën Ziver Veizit në 21 janar të vitit 2011 ishte rikoshet. Eksperti i thirrur nga mbrojtja e Ndrea Prendit e Agim Llupos është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes së 21 janarit e cila vazhdon gjykimin në Gjykatën e Tiranës. Prokuroria ka insistuar në njohuritë balistike të ekspertit dhe ky i fundit ka konfirmuar organit të akuzës së ai si mjek ligjor ka njohuri sepse balistika ligjore është e lidhur me mjekësinë ligjore. Blerim Tominaj dhe Adriatik Camaj kanë pyetur edhe lidhur me dy fibrat e gjetura ne këmishën e viktimës nëse ishte e mundur të mbarteshin nga përplasja me objektetet e goditura më parë dhe në këtë rast përgjigjja e ekspertit ishte po. Në seancën e shkuar dëshmia e Cardakut hodhi poshtë versionin e prokurorisë se për qëllim të drejtpërdrejtë në drejtim të turmës gjë e cila shkaktoi edhe kundërshtime nga ana e organit të akuzës. Ndërsa gjatë seancës gardisti Agim Llupo ka kërkuar revokim të masës së sigurisë për shkak se dëshmitë e shumta kanë treguar se nuk ka dyshime të bazuar se ai është autor i vrasjes së Ziver Veizit, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Sipas gjyqtarëve nuk jemi në kushtet e ndryshim të masës së sigurisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›