Haradinaj takime me Ramen e Meten

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Tiranë u prit në takime të veçanta dhe nga dy kryetarët Rama e Meta. Pasi e uroi Haradinajn për një rikthim dinjitoz dhe të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, kreu Meta i shprehu atij mirënjohjen për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës. Gjithashtu, Meta theksoi rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar përgjegjshmërinë e lartë të treguar nga z. Haradinaj dhe AAK në shërbim të mbarëvajtjes së bisedimeve, si një kontribut të çmuar në interes të konstruktivitetit dhe paqes në rajon. Nga ana e tij, Haradinaj, shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë dhe vlerësoi rolin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës në Shqipëri për një politikë të jashtme dhe rajonale tepër aktive në shërbim të njohjeve të mëtejshme të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon. Në këtë kontekst, Haradinaj shprehu angazhimin e plotë të AAK në interes të forcimit të shtetit të Kosovës dhe të garantimit të të drejtave të të gjithë pakicave, siç është sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Meta dhe Haradinaj ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë mes LSI dhe AAK dhe shprehën bindjen se mbarë hapësira shqiptare në rajon sot, është më e çliruar dhe më e fortë se kurrë.
Ndërkohë që Rama pas takimit me Haradinaj bëri me dije se “diskutuam për një projekt kombëtar me sistem të unifikuar arsimor, sigurinë energjitike të shqiptarëve, një ofertë turistike të unifikuar, për një zhvillim rural të qëndrueshëm për sovranitet ushqimor, që nënkupton bashkimin doganor. Bisedë miqësore, vëllazërore, pasi sot Kosova ka një protagonist më shumë në përpjekjen e vet dhe ne një interolokutor më shumë në Kosovë. Ndërsa për Haradinaj ishte një nder që të kthehej sërish në PS për të takuar Ramën, për të biseduar për shumë tema me interes për shqiptarët.