21 janari në duart e Prokurorisë Tiranë, GJKKO nuk pranon ankimin e familjarëve të viktimave

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur mospranimin e ankimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit që kundërshtuan vendimin e SPAK për kalimin e kallëzimit të tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Kujtojmë se prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë edhe për padinë e bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për ish-zyrtarët e lartë të shtetit, në kohën kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit 2011.
Zhvillimet erdhën pas publikimeve në media të një audio-përgjimi ku tregohej komunikimi mes gardistëve ditën e 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë në Bulevard.
Prokuroria e Tiranës është duke hetuar për vrasjet e pa zbuluara të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës ndërsa vetë drejtuesi Altin Dumani la të hapur mundësinë e marrjes së dosjes nga SPAK nëse nga hetimet e Prokurorisë Tiranë do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh/