E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Nderkombetaret mbeshtesin prokurorine per 21 janarin

Diplomatet perendimore deklaruan sot se mbeshtesin hetimet per ngjarjet e 21 janarit dhe se kane besim tek prokuroria shqiptare. Ambasadori i Bashkimit Europian ne Shqiperi Etore Sequi tha se se bashku me perfaqesite diplomatike te SHBA dhe OSBE ruajne qendrimin e ky hetim duhet te jete i pavarur gjitheperfshires dhe pa nderhyrje politike. Ambasadori Sequi tha se diplomatet po i ndjekin me vemendje deklaraten e prokurores se pergjithshme Ina Rama me rezultatet hetimeve reagimin e qeverise dhe te opozites ndaj ketyre hetimeve sepse derkomebetaret mendojne se eshte shume e rendesishme qe te hidhet drite mbi ngjarjet e dates 21 janar.

Populli shqiptar pret qe te vendoset drejtesia per 21 janarin - tha ambasadori Sequi. - Presim qe hetimet te shkojne perpara permes zyres se prokurorise sepse ne SHBA BE dhe OSBE kemi besim dhe mbeshtesim kete institucion. Ne gjithashtu besojme se gjykatat do te bejne punen e vet ne menyre qe te jepet drejtesia.

Ambasadori Sequi tha se mbizoterimi i ligjit nuk eshte vetem nje ceshtje qe lidhet me integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian por shteti i te drejtes dhe sundimi i ligjit eshte ajo qe presin qytetaret shqiptare. Ai i beri keto komente gjate nje konference ku u diskutua per reformimin e drejtesise shqiptare me ndihmen e misionit Euralius te Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›