E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ekonomia globale drejt recensionit

Në vazhimësi të paralajmërimeve të kryetares së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, se bota mund të rrëshqasë në një krizë të ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 30`, FMN konfirmon se ekonomia botërore ka hyrë në një zonë rreziku për shkak të rreziqeve nga Eurozona.

Edhe një herë tjetër, institucioni ndërkombetar uli projeksionet për rritjen e ekonomisë botërore, duke e llogaritur këtë herë rritjen globale në 3.25% nga 4 % që ishte më parë.

Për Eurozonën, parashikohet nje recesion i bute ne 2012-ten, me PBB-në që pritet të rrudhet me 0.5%. Vleresimet e rritjes jane reduktuar per te gjitha ekonomite e medha te zones se monedhes se perbashket, perfshire edhe motorin e fuqise ne rajon, Gjermanine.

Kriza e Eurozones duket se nuk do te kurseje as tregjet ne rritje siç jane ato te Europes Lindore dhe Azise. Per fondin, sfida me e ngutshme e Europes tani eshte rikthimi i besimit dhe fundi i krizes se Eurozones. Sa per ekonomite boterore, atyre u lipset politika bindese e konsekuente veprimi per te permiresuar mjedin financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›