AK: Berisha vendosi në 'fshehtësi' për varreza të reja greke në Shqipëri
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot vendimin e kryeministrit Sali Berisha, për varrezat e reja greke.
Aleanca Kuq e Zi pretendon se ligji i cili u firmos dhjetë ditë më parë dhe nuk u bë publik nga shefi i qeverisë, parashikon vendosjen e varrezave të reja greke në zonën jugore të Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi vlerëson se qeveria e Shqipërisë para se të merrte një vendim të tillë duhet ti ti kërkonte palës greke plotësimin e kërkesave dhe të drejtave të komunitetit çam.
Aleanca Kuq e Zi kujton se pak ditë më parë gjykata e Apelit Korçë dënoi me burg kryetarin e OMONIA-s në këtë qytet, i cili ndërtoi varret greke në Boboshticë duke dëmtuar varret e të parëve Shqiptarë.
(el.me/BalkanWeb)