Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë në 2011-ën
TIRANE -Raporti i fundit i organizatës “Freedom House” mbi indeksin e lirisë për vitin 2011 e rëndit Shqipërinë në vendet pjesërisht të lira, ndërsa ka pësuar rënie në tabelë. Në raport përmenden ngjarjet e 21 janarit, që sipas organizatës kanë ndikuar në uljen e lirisë në vendin tonë.
Por sipas "Freedom House", "rënia e lirise ka ardhur edhe si pasojë e politizimit të mekanizmave elektorale rreth zgjedhjeve lokale të muajit maj dhe dështimi i drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të paanshme një rast korrupsioni kundër një politikani të lartë të qeverisë".
Sipas raportit të “Freedom House”, në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, ashtu si në vitin 2010, 26 vende të tjera kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë dhe vetëm në 12 shtete niveli i lirisë ka shënuar rritje.
Freedom House nënvizon se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 kanë inspiruar njerëzit e shtypur kudo nëpër botë.
“Lëvizjet reformuese që ndodhën vitin e kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë shënuar sfidën më të madhe për sundimin autoritar, që nga rënia e komunizmit sovjetik para 20 vjetësh.”- thekson raporti.
(er.nu/BalkanWeb)