E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe makina perplas per vdekje kembesoren

Një 50 vjeçare ka humbur jetën në një aksident në superstraden Lezhë- Tiranë në dalje të qytetit të Lezhës. Nusha Alia banore në Ishull Shëngjin po lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin për të mbushur bombulën e gazit pranë një pike karburanti kur është përplasur nga autovetura tip ford e drejtuar prej Llesh Ndojit 53 vjeç nga Lezha.
E aksidentuara ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›