21 janari pranga oficerit te gardes

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga oficerët e Gardës së Republikës, që dyshohet se është përgjegjës për një nga vrasjet e ndodhura gjatë protestave të 21 janarit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar oficeri Agim Llupo, shef i shtabit të njësisë speciale.
Sipas burimeve, Llupo dyshohet se me armën e tij automatike, tip “MP5”, ka qëlluar shtetasin Ziver Veizi gjatë protestave para kryeministrisë.
Llupo është një nga gjashtë gardistët për të cilët Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar nga një urdhër-arrest lidhur me ngjarjen e muajit të kaluar.