E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari shperthen Parlamenti. Opozita largohet nga seanca

Largohen deputetët socialistë nga salla e Kuvendit. Deputetët janë larguar nga foltorja e Kuvendit pasi i është dhënë fjalë për procedurë kreut të grupit socialist, Gramoz Ruci. Më pas kryeparlamentarja Topalli vijoi seancën me rendin e ditës, cka solli edhe largimin e deputetëve opozitarë.

• Ruçi: Berisha mbolli vrasje. Patozi: Ju, me gurë në parlament

"Kjo seancë e turpshme, në vend që të ndodhte kështu, ne me shumë përgjegjshmëri shprehëm mendimet tona dhe ju me qëndrimin që mbajtët treguat që jeni bashkëfajtorë e bashkëpërgjegjës në ngjarjet makabre të 21 janarit. Kjo seancë vërtetoi një gjë të madhe, pikërisht dhe ata dy veta që duhet të ishin këtu sot, mungojnë në këtë sallë. Kush është urdhëruesi dhe kush është përgjegjësi moral, politik dhe penal i ngjarjes së 21 janarit dhe ata kanë dy emra, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha", tha Ruci, pasi morri fjalën.

Më herët situata në Kuvend u agravua pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Socialisti Gramoz Ruci ka kërkuar të marr fjalën për replikë, por kryeparlamentarja Topalli i ka dhënë fjalën ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Seanca e sotme nisi me 1 minutë heshtje për 4 viktimat e demonstratës së 21 janarit.

Kryeparlamentarja Topalli ka ndërprerë seancën pas një konfrontimi fizik mes socialistit Paulin Stërkaj dhe demokratit Edi Paloka, në kohën kur ky i fundit kishte marr fjalën. Pas ndërprerjes së seancës për rreth 20 minuta, ajo ka rinisur e tensionuar. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka folur nën thirrjet 'vrasës' të deputetëve socialistë. Ai tha se 21 janari ishte një veprim i ulët politik.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›