21 janari si alternative regjimi
Ne mungese te ndonje ideje teper origjinale dhe te aplikueshme kandidatet fillojne e barazohen nga mesi i fushates per sa i perket premtimeve te reja . Problemet e qytetit jane te njejta per secilin. Ate cfare e harron njeri e kujton tjetri. Dhe ja ku merr forme nje liste pothuajse e njesuar me shtesat perkatese nga kandidati sfidant i cili per zakon ne ceshtjet e pamatshme eshte me doreleshuar se kundershtari ne detyre. Sikur alternativat e famshme te kufizoheshin me kaq sdo te kishte nevoje fare per zgjedhje popullore. Do te mjaftonte nje juri profesoresh.
Por alternativa eshte nje nocion shume me i gjere e me kompleks. Ajo eshte problematika dhe programi eshte bilanci dhe prognoza eshte synimi dhe mjeti eshte individi dhe partia eshte botekuptimi dhe botendijimi eshte lidershpi dhe ekipi eshte kultura dhe shija eshte karakteri dhe inteligjenca...Te gjithe keta elemente dhe te tjere qe mund te shtohen te lidhur ngushte me organizimin dhe nderveprimin e rrethanave shoqerore kompletojne domethenien e Alternatives me A te madhe. Alternativa ne thelb eshte kurdohere politike dhe vetem ashtu mund te votohet e te fitoje.
shte e tepert te pohojme se kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes zoti Lulezim Basha eshte nje kandidat politik dhe nuk mund te jete ndryshe. Edhe pse ne fushaten e tij te deritanishme ai ka dhene pershtypjen sikur kerkon ta sfumoje apo ta lere te nenkuptuar becgraundin politik duke u paraqitur me shume si administrator e teknicien.
Pozitivizmi i Bashes ka prodhuar nje lloj higjene ne mjedisin tradicionalisht te ndotur te politikes sone. Mendoj se kjo qasje do te regjistrohej si vlere dhe do te kishte nje jehone me te madhe ne shoqeri nese do te ishte nje zgjedhje e qarte botkuptimore dhe jo nje taktike e diktuar nga dobesite politike apo nje ndarje detyrash ku kandidati kryesor eshte caktuar te beje te urtin kurse trimoshat dhe banditet rreth e rrotull do te hapin rrugen.
Pozitivizmi ne fushate eshte pozitiv jo duke e shmangur por duke e formulur dhe duke e shprehur qendrimin politik per cdo ceshtje te fushates dhe per alternativen e rivalit. Keshtu merr kuptim gara politike. Mesazhet prekin zemrat kandidatet zbulojne edukojne dhe rrisin njeri tjetrin. Problemi i polikes sone eshte se liderit kryesore zakonisht e kane bere dhe e bejne keq edhe luften edhe paqen.
Nuk njohim kufinj etike kur luftojne. Nuk tregojne dallime kur puthen. Ky probleminuk zgjidhet duke e lene fare por duke e ndrequr duke futur ne loje etiken dhe kulturen. Kjo eshte nje sfide e vertete per gjeneratene re te politikaneve.
Nga kampi i Bashes pasi nuk kane bere dot diference me Ramen ne ceshtje programore dhe pasi duhet ta kene kuptuar se fitohet me alternative dhe jo thjesht me program programi eshte me pak se alternativa kane filluar te artikulojne me kujdes edhe ndonje gje politike. Thone per Ramen se jane shume kater mandate. Thone -dhe kjo eshte me e forte- se punon e do te punoje si i dypunesuar ne Bashki meqenese eshte edhe kryetar i PS-se.
Teoria e perveshjes se mengeve nga nje njeri i vetem eshte rrezuar prej kohesh jo veten nga praktikat e qeverisjes se mire me stafe delegim dhe dencentralizim te kompetencave por edhe nga komedite kunder te ashtuquajturve shpetimtare te pagjume te popullit. oroditja dhe varferia e mendimit shkon deri atje sa ndonjeri prej tyre e akuzon Ramen se do te qendroje vetem dy vjet ne krye te Bashkise duke parashkruar kesisoj fitoren e tij ne zgjedhjet politike. Gje qe nuk shkon ta thone kundershtaret.
Me keto verejtje a cfare ti quajme qe duken ashiqare se jane semliciste fillon dhe mbaron lufta e tyre politike me kundershtarin. Duket paradoksale qe Basha eshte i dobet pikerisht ne ate qe per shkak te moshes se re dhe arsyeve pse u katapultua ne kupolen e larte te qeverise Berisha duhej te ishte kali i tij i betejes ne perballjen me shefin e opozites vizioni i nje politike te re. Nje rast i tille i vjen rralle nje politikani te ri .
Nese e shpalos kete vizion ai afirmohet si alternative edhe kur nuk fiton. Ai shkon drejt humbjes duke lindur gje qe ne kuptimin afetmesem e afatgjate eshte me e vlefshme se sa te shkosh drejt fitores duke vdekur. Megjithese nuk ka shkruar gje gjithnje kam patur nje pershtypje se Lulezim Basha pragmatist dhe konformist madje delfin i supershperblyer i Berishes nuk eshte pa ide te reja politike.
Pse nuk i shpalos Pse nuk e ben ne kete korsi diferencen qe pritej prej tij Ne fakt po ta mendosh pak me thelle nuk eshte hiq paradoksale qe Basha e ka lene ne hije pjesen e politike te profilit te tij. Ne nje varg ceshtjesh qe kane te bejne me ligjshmerine kushtetutshmerine dhe me standartet e demokarcise ai do te perballej jo me Ramen por me Berishen dhe me veten e tij po ti hapte per ti bere pjese te fushates.
Njezet e nje janari eshte kryengjarja qe permbledh Lulezim Bashen dhe fatin e tij si politikan. Ai ishte ate dite Ministri i Brendshem qe komandonte forcat qe shtine dhe vrane qytetaret. A eshte heroizem apo eshte krim vrasja e qytetareve ne rrethanen si u vrane Demokracia e thote qarte dhe pa asnje ekuivok se eshte vetem krim.
A mundet Lulezim Basha te pohoje se perdorimi i plumbave te vertete ishte nje gabim dhe se qytetaret nuk duhej te vriteshin e nuk duhet te vriten kur protestojne kunder qeverise Apo Lulezim Basha mendon se ai dhe Garda kane perbushur detyren ne mbrojtje te nderteses se kryeministrise Basha nuk flet tani. Fushata elektorale nuk eshte momenti i pershtatshem as per tu mburrur me vrasjet as per tu penduar.
Dhe ky eshte problemi . Me 21 janarin kryesisht me 21 janarin kjo fushate ishte dhe eshte plotesisht e pepershtatshme per te. Mund te jete 21 janari nje kombinim fatal dhe fatzi i rrethanave jo vetem per ata qe u vrane por edhe per ata qe vrane. Mund te jete 21 janari nje stacion i pashmangshem i karrieres dhe i sakrifikimit te nje ministri qe eshte emeruar ne ate post me kriteret e bindjes dhe besnikerise pa kushte ndaj kryeministrit.
Te qenet ne kupole ka shume privilegje por kur vjen puna per ti mbrojtur ato ka edhe nje cmim shume te larte. Mundet qe Basha ashtu sic u shpreh kunder Berishes per piramiden kjo ka shume pak vlere ka menduar e mendon se sa kriminale ka qene vrasja e qytetareve sa cinike ka qene shperblimi i vrasesve dhe gjithe zhurma qe u ngrit per te zhurmuar te verteten e vrasjeve.
Nuk kam asnje mjet dhe asnje prove per te mbeshtetur keto qe po them. Kam vetem ndjetin e mire dhe kam gjithashtu tmerrin qe provoj po te mendoj te kunerten domethene po te mendoj se Lulezim Basha eshte krenar per per ate qe ndodhi me 21 janar dhe kjo kranari eshte nje arsye me shume qe ai ka kandiduar per bashkine e Tiranes. Vetem ta mendosh te ngrihen qimet perpjete. Pale ta besosh.
Fjala se Basha do te kandidonte per bashkine e Tiranes ka pas dale me kohe para 21 janarit. Por pas 21 janarit ai duhej te ndalej duhej te priste makare deri ne zbardhjen e tragjedise. Ka ndodhur e ndodh gjithnje qe nje ambicie politike te shtyhet apo te anullohet per shkak te aksidenteve te fatit apo kombinimit fatkeq te rrethanave.
Nuk eshte ceshtja se nuk gjenden mbeshtetes. Mbeshtetes gjen edhe Ghedafi qe i ka duart gjer ne rreze me gjak. Gjashtedhjete mije kiliane moren pjese ne varrimin e diktatorit Pinocet. Historia njeh akoma paradokse te tille. Po fjala ketu eshte per politikane me formim demokratik qe ndalen dhe presin per te respektuar disa principe te shenjta per te respektuar njerezit dhe jeten e tyre.
Nuk u mendua dhe nuk e shtyu Basha zbritjen ne nje gare qe perben trampolinen e poliitkes se madhe. Hyri. Me nje liste ambicioze premtimesh qe rreket ti kolaudoje nganjehere jo pa sukses nga dita ne dite. Hyri krahethyer pa nje alternative te artikuluar politike per shkak te vetedijes per 21 janarin. Por ska nevoje ta thote.
Njezet e nje janari eshte alternativa e tij dhe e kryeministrit Berisha te cilen ata e cojne perpara ne heshtje ne fushen e tyre pozitiviste. Njerezit e kuptojne. Me Bashen Berisha kerkon te testoje disa ceshtje te vetat te natyres se qeverisjes se tij qe eshte edhe regjimi yne. Do apo nuk do me kete kandidim Basha eshte ftesa per te mbuluar me vote popullore dhunen dhe gjakun qe u dergj me 21 janar. shte shume. shte pertej asaj qe mund ti kerkohet nje populli zemergjere. Basha erdhi dhe deputoi si nje asset i se djathtes se re.
Une nuk kam qene kunder kompromiseve qe ai ka bere per te te mbetur ne majat e qeverise. Keshtu eshte politika ne vendin tone. Por ka disa gjera qe nuk kapercehen. Politika e re e humbi kete djale qekurse vendosi te kalonte mbi 21 janarit. Rrezultati i zgjedhjeve ka pak rendesi.