E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Perrenjas Me politikat tona do stimulojme terheqjen e investimeve

Kryeministri Berisha vijoi sot prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin” për zgjedhjet vendore të 8 majit. Ndalesa e parë e Kryeministrit ishte në Përrenjas, ku në takimin me qytetarë të Përrenjasit, shprehu mbështetjen për kandidatin e këtij koalicioni Bajazit Karriqi.

Duke shprehur vlerësimin për zotin Karriqi, Kryeministri garantoi qytetarët e Përrenjasit se në katër vitet e ardhshme do të mbështetet çdo projekt që ndryshon dhe zhvillon Përrenjasin, do të asfaltohet çdo rrugë, do ndërtohet e rindërtohet çdo shkollë, ujësjellës e sistem kanalizimi, në rrethin e Librazhdit. Kryeministri veçoi ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me katër korsi dhe tunelin 2.4 kilometër, që do të shkurtojë me 50 minuta distancën me kryeqytetin. Të tjera projekte të rëndësishme për këtë rreth, janë në ndërtim apo do të ndërtohen si rruga Librazhd-Qafë Stude, Banjë-Elbasan, Gramsh-Maliq.

“ Në qarkun e Elbasanit, në pesë vite, janë ndërtuar 400 kilometra rrugë, nga të cilat 227 kilometra rrugë rurale dhe 73 kilometra rrugë kombëtare, 51 qendra shëndetësore, 37 sisteme ujësjellës-kanalizimi, 78 shkolla e kopshte;

Janë financiar nga qeveria në katër vite për 4 mijë hektarë tokë, apo 30 herë më shumë, se në tetë vitet e qeverisjes socialiste; kanë përfituar 3900 fermerë. Në vitin 2011 kanë aplikuar 1780 fermerë, për 800 hektarë tokë.

Politikat qendrore kanë bërë të mundur që të dyfishohet numri i bizneseve në qarkun e Elbasanit, nga 5100, sot janë 9700”, është shprehur kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›