Kamëz, grisen posterat e kandidatit të djathtë

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në territorin e Bashkisë së Kamzës. Persona të paidentifikuar kanë grisur posterat e kandidatit të koalicionit “aleanca për të ardhmen” për Kamzën Xhelal Mziu.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së mbrëshme ku janë grisur 3 posterat e kandidatit të djathtë Mziu të cilat kanë qënë të vendosur në qendër të Kamzës.
Ndërkohë një incident tjetër elektoral është shënuar disa ditë më parë në Kamëz ku pas një sherri për flamujt u plagos një mbështetës i Partisë Demokratike.