Basha per pasaporten e kontrates se Utrechtit Gabim i noterit

Ne formularin e paraqitur ka nje lapsus. Sic mund te verifikohet lehtesisht pasaportat amerikane kane 9 dhe jo 7 shifra. Pasaporta me numer 0160138 eshte pasaporte shqiptare. Kjo pasaporte i perket Lulzim Bashes. Lulzim Basha ka pasur gjithmone pasaporte shqiptare.
Kjo eshte pergjigja e dhene dje nga Basha tre dite pasi nisi botimi i disa dokumentave qe hedhin drite mbi jeten e tij para vitit 2005 ne Utrecht. Kjo pergjigje eshte per nje nga dokumentet ajo e blerjes se shtepise nga Lulzim Basha dhe Aurela Isufi ne Utrecht ku Basha referohet nga noteri si mbajtes i nje pasaporte amerikane.
Megjithese duket thuajse e pamundur pretendimi i Bashes tashme i regjistruar para kamerave eshte qe noteri holandez ka bere nje gabim. Pritet pergjigja e autoriteteve holandeze per kete rast nderkohe qe kerkeses se perseritur te televizioneve per te shfaqur para kamerave kete pasaporte shqiptare te ngateruar nga nje noter holandez stafi i Bashes nuk i eshte pergjigjur ende.
Opozita Basha mashtrim dhe pastrim parash kerkojme nderhyrjen e ILDKP
TIRAN - Pas materialeve publikuara te gazetes Shekulli mbi kandidatin e Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha Partia Socialiste ka hedhur te tjera dyshime mbi veprimtarine e tij. Ne nje komunikim per mediat nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Erion Brace duke iu referuar dokumenteve te publikuara nga Shekulli hodhi dyshime mbi pagesen e kryer nga Basha per kredine me vlere rret 200 mije euro ne vitin 2007 kur shtepia e tij eshte shitur ne 2008.
Prej tre ditesh Gazeta Shekulli po publikon fakte zyrtare mbi Pasurine dhe identitetin e Lulzim Bashes Si ish - student ish - zyrtar i UNMIK ne Kosove ish - Minister i Transportit ish - Minister i Brendshem funksione te larta politike e shteterore. Lulzim Basha po fshihet kur duhet te flase e te jape shpjegime te detyrueshme per nje funksionar politik dhe mbajtes i detyrave te larta shteterore. Mashtrim apo pastrim parash nga Basha - deklaroi Brace.
Per kete rast zyrtari lart socialist theksoi se ligji ne Shqiperi percakton detyrime te qarta per te qe te mos genjeje per detyrime ligjore e ne raportime zyrtare te kerkuara nga ligji.
Anetari i Kryesise se Partise Socialiste akuzoi Lulzim Bashen se ka genjyer me pasurine e tij dhe tashme rezulton me prova se ka deklaruar e mashtruar per shtepine e blere e shitur ne pak vite ne Holande.
Ka genjyer kur ka deklaruar se ka bleres 510 mije gulden kur ne kontrate eshte shenuar 450 mije gulden/ rreth 60 mije gulden me teper te pajustifikuar ne deklarimin e pasurise. Ka genjyer kur ka deklaruar ne deklarimin e pasurise te 20 mars 2008 per vitin 2007 se Ka shitur shtepine ne Holande. Ka shlyer menjehere kredine ndaj Post Bank ne vleren e detyrimit 199 726 euro - sqaroi deputeti i Partise Socialiste.
Sipas tij dokumentet tregojne se Lulezim Basha e ka shitur shtepine ne Holande ne prill 2008 nje vit me pas. Pyetja eshte e thjeshte Me cpara u likuidua kredia ne vitin 2007 ne shumen 199 726 euro kur shitja dhe parate prej saj u kryen e u arketuan ne vitin 2008 - u shpreh Brace. Per kete ceshtje ai nenvizoi se minimumi eshte deklarim i rreme dhe sipas legjislacionit penal ne fuqi eshte veper penale dhe ndeshkohet me deri 3 vite burg per personat e zgjedhur dhe zyrtaret publike.
Maksimumi vijoi deputeti socialist eshte pastrim parash dhe ndeshkimi eshte dhe me i rende shoqeruar me sekuestrim te pasurise se vene permes ketij krimi.
Nje tjeter ceshtje e ngritur nga gazeta Shekulli eshte dhe publikimi i nje dokumenti noterial holandez ne te cilen Basha eshte paraqitur para noterit me pasaporte amerikane.
Per anetarin e Kryesise se PS Lulezim Basha eshte i paqarte per identitetin e tij dhe tashme rezulton e provuar se eshte zoterues i tre pasaportave diplomatike shqiptare dhe nje amerikane. Sipas tij nga verifikimi i raporteve te hyrje daljeve ne Rinas rezulton se Basha ka levizur me te tre pasaportat diplomatike te tria te vlefshme ne te njejten kohe. Me tej ai thekson se nga dokumentet noteriale te blerjes se shtepise ne Holande rezulton se Lulezim Basha eshte mbajtes i nje pasaporte amerikane te pazakonte.
Tani eshte koha per te verteten. Per kete arsye ne pyesim zotin Basha Cila eshte e verteta e shtepise ne Holande Cila eshte e verteta e tre pasaportave diplomatike shqiptare te leshuara ne emrin e tij Cila eshte e verteta e pasaportes amerikane per te cilen zyrtarisht eshte deklaruar se ti e disponon - drejtoi pyetjet Erion Brace.
Per kete ceshtje deputeti socialist kerkon nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive qe te beje publik raportin e hetimit te nisur nga ky institucion per pasurine e Lulzim Bashes ne vitin 2006. A jeni ne dijeni te deklarimit te rreme te kryer nga Ministri Basha ne kohe te ndryshme Kur do te nise hetimi per kete deklarim A eshte verifikuar ndonjehere nese ka depozita te tjera bankare te individualizuara ne pasaportat e shumefishta diplomatike te Ministrit Basha Ne po presim - perfundoi nenkryetari i grupit te PS-se.
Pasaporta e Bashes ne Utrecht flet Ambasada USA
Informacion qe mbrohet nga Akti i Privatesise...
Ambasada amerikane ne Tirane ka reaguar dje ne lidhje me informacionet e publikuara per disa dite me radhe ne gazeten Shekulli ne lidhje me perdorjen e nje pasaporte amerikane shume te dyshimte te Lulzim Bashes. Sipas dokumenteve zyrtare te kadastres holandeze Basha ish-minister disa here dhe aktualisht kandidat per Bashkine e kryeqytetit et vendit e ka perdorur kete pasaporte per te blere ne vitin 2001 nje banese ne Holande. Ajo qe tradhton Bashen ne kete rast eshte numri i shifrave qe ka kjo pasaporte.
Pasaportat amerikane jane me nente shifra ndersa ajo e paraqitur nga Lulzim Basha perpara noterit ne Holande ka shtate shifra. Pas insistimit te medias prane ambasades amerikane ajo ka sqaruar se e ka te ndaluar me ligj qe te jape informacione ne lidhje me kete ceshtje.
Ambasades se SHBA nuk i lejohet te komentoje. Kemi nevoje te sqarojme nje pike shume te rendesishme. Nuk eshte vetem ambasada e SHBA ne Tirane por cilesdo ambasade te SHBA kudo ne bote i ndalohet shprehimisht te zbuloje informacion qe mbrohet nga akti i privatesise i cili duhet vene ne dukje eshte ligj i SHBA. Njerezit mund te ndeshkohen rende perfshi duke humbur vendin e punes ose duke u burgosur nese shkelin kete dispozite. Sic mund te shihet kemi te bejme me nje dallim te rendesishem- tha dje nje zedhenes i ambasades ne lidhje me ceshtjen Basha ne Utrecht duke i hedhur edhe me shume mister ketij rasti pasi vete Basha dje deklaroi se behej fjale per nje gabim te noterit holandez.
Ja per cilet persona vlen Ligji per Privacine qe citon Ambasada
Kristi Pinderi
Ligji per Privacine ne SHBA i vitit 1974 qe citon Ambasada Amerikane ne reagimin e saj si dhe Ligji per Lirine e Informimit i vitit 1966 nuk e ndalojne dot marrjen e informacionit per shtetesine e z. Basha. Ndalohet vetem nese ai eshte punonjes i sherbimeve sekrete
Reagimi i djeshem i Ambasades Amerikane ne lidhje me pamundesine per te dhene informacion nese z. Lulzim Basha eshte apo jo qytetar amerikan i thellon edhe me shume dyshimet mbi kete ceshtje. Ne reagimin e saj Ambasada shprehej se e ka te pamundur te jape informacion te tille per shkak se e ndalon Ligji per privacine ne SHBA 1974 Privacy Act.
Ligji ne fjale ne fakt ndalon dhenien e informacioneve dhe te dhenave personale te nje individi pasi permes kesaj synon qe te parandaloje diskriminimin apo perndjekje te ndryshme qe mund te ndodhin ndaj nje qytetari amerikan. Pra ne thelb ky ligj synon te mbroje nje qytetar apo qytetare amerikane nga sjellje arbitrare kunder tij apo saj.
Nga ana tjeter ligji per privacine ne SHBA ashtu si dhe ne shume vende te tjera perendimore ne jo pak raste ka rene ndesh me te drejten e informimit qe cdo qytetar i lire e aq me teper media gezojne sot ne boten e qyteteruar. Kur ne kerkojme te dime se a eshte qytetar me pasaporte amerikane z. Basha apo jo i referohemi pikerisht Ligjit per te Drejten e Informimit ne SHBA Freedom of Information Act.
Ky ligj u nenshkrua nga Presidenti Lindon Johnson ne vitin 1966 ne nje event qe nuk u pasqyrua ne media ate dite. Ne thelb ky ligj fondamental synon te sjelle transparence ne lidhje me si organet qeveritare sillen me fondet publike dhe si eshte performanca e tyre.
Eshte pikerisht ky ligj qe u ka dhene te drejte te pakten shumices se gazetareve amerikane qe te investigojne sot ne SHBA. Shume prej tyre kane fituar mimin Pulitzer duke mos bere asgje te jashtezakonshme vetem duke nenshkruar nje kerkese zyrtare per informacion e duke pritur qe ai informacion tu zbulohet me ligj nga institucionet.
Kete ligj perdori per shembull The Los Angelos Times qe fitoi nje jave me pare Pultizer pasi zbuloi se si kryetari i Bashkise ne nje qyteze ne Kaliforni e kishte katerfishuar rrogen e tij ndersa kishte mbytur me taksa te paligjshme komunitetin e vet.
Kesisoj per fat te keq argumentimi i Ambasades eshte i paplote ne rastin me te mire.
Bazuar ne nje dokument shteteror holandez publiku shqiptar po kerkon te dije nese z.Lulzim Basha eshte qytetar amerikan pasi zoteria eshte nje figure publike. Askush nuk po kerkon informacione personale apo detaje nga jeta e tij qe pastaj ti perdore per ta perndjekur apo per ta denuar.
Priremi te besojme se reagimi i Ambasades eshte i vertete por i paplote. Pse Ne ligjin per te drejten e informimit ne SHBA bejne perjashtime vetem informacionet e klasifikuara apo cdo lloj informacioni tjeter qe ndalohet nga agjenci te specifikuara ne SHBA si CIA Homeland security Pentagoni apo FBI. Perjashtohen nga ky ligj sigurisht persona per te cilat keto institucione te lartpermendura vendosin te mos zbulohet asnje informacion e thene shkurt nuk lejohet informacioni per bashkepunetoret e sherbimeve sekrete apo punonjesit e institucioneve qe mbrojne sigurine kombetare ne SHBA.
Te jete zoti Basha nje bashkepunetor i sherbimeve sekrete apo atyre te sigurise kombetare te SHBA... Sepse vetem ne ate rast Ambasada Amerikane do te kishte te drejte te refuzonte te na tregonte te verteten. Sikush mund te abuzoje me aludime te tilla nese institucionet nuk zbatojne ligjet per te qene transparent dhe per te mos fshehur informacionet qe u kerkohen.
Per me shume informacion rreth Ligjit per Privacine dhe Ligjit per te drejten e Informimit ne SHBA lexuesit mund te kerkojne ne internet me fjalet kyce Privacy Act 1974 dhe Freedom of Information Act 1966.
Shenim i redaksise
I nderuar Lulzim
Kerkuam prej teje keto tri dite nje rrefim te ndershem jo nje tjeter genjeshter te aktruar. yryk-pergjigja jote e djeshme ne teresi dhe ne detaje do ta marre pergjigjen shume shpejt. Nderkohe po ti perserim pyetjet mbi dokumentat e botuar keto dite ne Shekulli edhe njehere ne forme te permbledhur qe te perqendrohesh me mire ne pergjigjen e dyte
Te pyetem Lulzim
Perse ne dokumentet e blerjes se shtepise ne Holande shuma e shkruar eshte 450 mije Gulden ndersa ne deklarimin e pasurise eshte 510 mije Gulden Perse eshte e pambuluar shuma prej 60 mije Gulden
Ti nuk pergjigjesh
Perse ne dokumentet e shitjes se shtepise ne Holande eshte shenuar data 3 prill 2008 nderkohe qe po e njejta shtepi eshte deklaruar e shitur nje vit me pare pra ne 2007
Ti nuk pergjigjesh
Perse ne deklarimin e pasurise per vitin 2007 thuhet se eshte shlyer shuma prej 199 726 eu kredi e marre per te blere te njejten shtepi kur kjo shume eshte arketuar vetem nje vit me pas ne prill 2008 Me cfare parash eshte shlyer kredia Ku i more keto para
Ti nuk pergjigjesh
Perse prej vitit 2007 ke disponuar ne cilesine e ministrit 3 pasaporta diplomatike Cili zyrtar tjeter i shtetit ka patur tre te tilla Per cfare i ke perdorur keto pasaporta
Ti nuk pergjigjesh
Tani te vijme tek e vetmja pergjigje qe dhe dje. Ajo per pasaporten e pazakonte amerikane qe ke perdorur ne kontraten e blerjes se shtepise holandeze ne Utrecht ne dhjetor 2001.
Ata te dy qe sheh ne foto ne krye te kesaj kolone jane Anetete van der Berg dhe Gerben Solleveld e para reportere dhe i dyti foto-reporter ne holande. Sipas dokumentacionit qe ata kane paraqitur ne investigimin e tyre mbi ate blerje ti Lulzim del i pandershem ne pergjigjen tende dhe prape genjen.
Nuk ka mundesi nuk mund te ndodhe qe nje noter te kete perballe dy pasaporta te njejta ne ngjyre ne forme ne permbajtje pra shqiptare sic thua ti dhe njeren ta shquaje si amerikane dhe tjetren si shqiptare. Nuk ndodh ne dokumente zyrtare te fitimit te pronesise qe noteri te beje lapsuse te tilla kaq te renda. Nese ndodh atehere dokumenti humb teresisht vleren juridike sepse eshte mbeshtetur ne te dhena te paverteta.
Ne rastin me te keq do te thote qe ti o Luli ke fituar pronesi ne Holande mbeshtetur ne mashtrim ne te dhena te paverteta. Ne rastin edhe me te keq do te thote qe sistemi holandez e noterise qenka i hapur perkunder mashtrimit me te dhenat zyrtare.
Te kemi besuar 3 here poste ministri tani kerkon te te besojme Tiranen dhe ti jurist me diplome po na thua qe sje ne gjendje as te kontrollosh nje kontrate blerjeje nese ta kane shenuar apo jo sakte shtetesine Si u perseritkan keshtu vetem tek ty tere keto gabime
Edhe kete here ti nuk perballesh me pergjegjesite qe burojne nga veprimet dhe vendimmarrja jote sic ne dy raste te tjera faji nuk ishte i yti por i Prokurorise Gjykates plumbit rikoshete... Kete here faji qenka i nje noteri dhe sistemit holandez.
Te jesh i ndershem me qytetaret e vendit tend eshte detyrim moral kjo eshte e para Te jesh i ndershem me institucionet e vendit tend eshte detyrim ligjor kjo eshte e dyta Vazhdojme te presim pergjigjet dhe reagimin e ILDKP dhe Prokurorise per deklarimet e rreme blerjet e dyshimta dhe gjithe te kaluaren tende te erret.
Nese ti nuk mundesh ti japesh keto pergjigje dhe meqe ne spotin elektoral premton transmaprence kemi nje propozim konkret
Na jep nje autorizim per te marre dosjen tende ne Kadaster dhe Zyren Noteriale ne Holande dhe/ose per te hetuar fondet e tua ne banka dhe/ose per te hetuar fondet e shkollimit dhe/ose per dosjen qe kane emrin tend ne institucione te Hollandes dhe veeanerisht ne ato policore te Zvicres. Pas ketij autorizimi i japim bashkarisht publikut historine e te kaluares tende. Si thua