21 kandidatët të Kushtetueses i dërgohen sot Kuvendit
Prishtinë -Kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i janë nënshtruar sot procesit të intervistimit. 21 kandidatët kanë paraqitur ankesat e tyre jashtë kamerave, ku kanë kritikuar gjithë procedurën e përzgjedhjes, që nga testimi i tyre e deri tek faza përfundimtare. Ndërkohë sot pritet publikimi i emrave të atyre kandidatëve të cilët do të shkojnë për votim në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët që kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen intervistimit janë kandidatë të cilët sipas komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, kanë dosje të pastra, nëse flitet për shkelje ligji. Përfundimi i procesit të intervistimit dhe vlerësimi i secilit anëtarë të panelit do të shqyrtohen në një takim të radhës, ndërsa lista përfundimtare do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për votim. rtk/start