Qeveria fond për krizën financiare
Prishtinë -Qeveria e Kosovës dhe sektori bankar janë pajtuar të jenë në koordinim të përbashkët për të marrë masa në rast të paraqitjes së krizës ekonomike në sektorin bankar. Kryeministri Thaçi ka thënë se me drejtuesit e bankave kanë rënë dakord për formimin e një bordi që do të merret edhe me ndarjen e një fondi që do të shërbejë për këtë çështje, por edhe në mbështetje për bujqësinë dhe sektorin e prodhimit.
Me gjithë interesimin e mediave, Thaçi nuk ka pranuar të jap detaje se sa do të jetë ky fond dhe se në çfarë forme planifikohet të ndihmohet sektori i prodhimit, pjesë të të cilit bëjnë eksport tashmë janë prekur nga kriza. Nga ana tjetër, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka thënë se sektori bankar edhe në këtë fillim viti paraqitet i qëndrueshëm, gjë që është treguar edhe në raportin për kuartalin e parë të këtij viti. ktv