E Diel, 1 Nëntor 2026

21 shqiptare kishin hyre ilegalisht ne Greqi policia i kthen mbrapsh

Mesditen e sotme policia greke ka informuar per riatdhesimin e 44 emigranteve mes te cileve 21 shqiptare. Sipas policise greke riatdhesimi i shqiptareve eshte kryer ne rruge tokesore dhe detare permes pikave te kalimit kufitar qe lidhin Greqine me Shqiperine. Keta shtetas jane kapur kohet e fundit ne qytete te ndryshme te Greqise pa dokumentacionin perkates pasi kishin hyre ilegalisht nga kufiri i gjelber qe lidh Shqiperine me Greqine nga Korca Gjirokastra dhe Saranda. Ndaj tyre eshte marre masa e debimit nga shteti grek per kryerje te vepres penale te hyrjes dhe qendrimit te paligjshem ne shtetin grek. Shpenzimet e riatdhesimit te shqiptareve jane mbuluar nga Arka Europiane e Riatdhesimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›