E Diel, 1 Nëntor 2026

Priste femije nga nje shqiptar aborton 16-vjecarja italiane

Mediat italiane raportojne se nje 16-vjecare italiane e cila priste nje femije nga nje i ri shqiptar ka abortuar. Historia e saj u be e njohur edhe ne vendin tone per shkak se ajo u detyrua te shkoje ne gjyq nga prinderit vetem e vetem qe te mos e mbante kete femije. Nderkaq mesohet se ajo eshte dorezuar para nje gjykatesi dhe eshte bindur te abortoje femijen pas refuzimit te familjes. Prinderit e vajzes nga Trento pasi kane marre vesh lajmin se vajza e tyre priste nje femije nga i riu shqiptar i jane drejtuar gjykates ta bindin per abort. Pikerisht pas nje konsultimi me nje gjyqtar per minorenet vajza u bind te abortoje. Me tej mediat italiane shkruajne se i riu shqiptar babai i femijes pas gjithe kesaj historie eshte zhdukur madje arrijne te thone se e kane bindur te largohej duke i ofruar dhe nje shume parash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›