E Diel, 1 Nëntor 2026

21-vjeçari kryen 80 orë punë në interes publik, Gogu: Riintegrimi nis me përgjegjësinë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ndau sot rastin e një 21-vjeçari që po kryen 80 orë punë në interes publik, në zbatim të një vendimi gjykate.

Sipas Gogut, i riu po e kryen masën në ambientet e Kopshtit Zoologjik, ndërsa paralelisht vijon studimet.

“Ndryshimi nuk fillon gjithmonë me një premtim. Ndonjëherë fillon me një furçë”, u shpreh Gogu, duke theksuar se kryerja e orëve të punës në interes publik nuk garanton në vetvete ndryshimin, por krijon mundësi për reflektim dhe një zgjedhje të re.

“Riintegrimi nuk është një histori e përfunduar. Është një proces që ndiqet”, theksoi ministri.

Masa e punës në interes publik është një nga format e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, që synon krahas përgjegjësisë për veprën edhe riintegrimin e personit në komunitet.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›