Drejt përfundimit puna për shkollën “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Puna për përfundimin e ambienteve të reja të shkollës “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit është në fazat e fundit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet, duke theksuar se shkolla po pajiset me ambiente të reja, moderne dhe më funksionale për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
“Drejt përfundimit puna për ambientet e reja, moderne dhe më funksionale”, shkroi Rama, në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, investimi synon krijimin e kushteve më të mira për fëmijët e komunitetit të Lisit, në mbështetje të procesit mësimor dhe zhvillimit të aktiviteteve shkollore.
Investimi është realizuar me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit.
1 nga 10/gj.m/j.p/r.e/