E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtite brenda PS-se Rama mban pezull rikandidimin

Rama terhiqet nuk ben zyrtare kandidaturen per Bashkine e Tiranes. Zgjedhjet preferencat e deputeteve sjellin kontradikta ne perzgjedhje

Partia Socialiste gjithmone e me shume po haset me veshtiresi dhe kontradikta te medha ne strukturat e brendshme te saj ne lidhje me procesin e perzgjedhjes se kandidaturave ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011. Kjo situate po behet edhe me shume konfliktuale nga mungesa e berjes zyrtare te kandidatit te kesaj force politike per Bashkine e Tiranes pasi vete kreu socialist Edi Rama megjithese me shume mundesi mund te rikandidoje ende nuk e ka bere publike nje gje te tille. Keshtu kur pritej berja publike e emrit te kandidatit socialist pas mbledhjes se grupit te zhvilluar dje ne mesdite kjo pasi edhe vete Rama ne mbledhjen e perjavshme me gazetaret theksoi se emri do te behej i ditur te henen kjo nuk ka ndodhur. Vete kryesocialisti ne lidhje me kete ceshtje ne prag te takimit te tij me Presidentin e Kosoves Behxhet Pacolli deklaroi per mediat Sot ishte perseri pranvere ne Tirane nje dite e mrekullueshme qe nisi me daullet e paqes se femijeve dhe tani po shkon drejt fundit te saj me takimin me Presidentin e ri te Kosoves qe kam nderin ta mikpres ne Bashkine e Tiranes dhe per hir te gjithe mrekullise se kesaj dite dhe diellit me lejoni te mos e merzis as Saliun me ndonje lajm te keq - tha Rama. Keshtu kreu i selise roze edhe kete here nuk ka dashur ta beje publike kandidaturen e forces qe ai drejton por vete deklarata e tij se nuk do te merzise Kryeministrin sot le shume per te nenkuptuar se Rama mund te jete kandidatura e rozeve per kryeqytetin. Por deri ne nje deklarate zyrtare ky mbetet thjesht nje hamendesim. Kjo vonese e kryesocialistit vjen jo vetem per shkak te rrezikut te madh qe ai do te marre persiper me kete rikandidim te tij te katert ku humbja per Ramen mund te rezultonte fatale por edhe prej disa kundershtive ndaj ketij rikandidimi brenda vete selise roze. Keshtu nje pjese e konsiderueshme e deputeteve socialiste kane dale hapur ndaj rikandidimit te Rames per here te katert per kryetar te bashkise me te madhe ne vend pasi sipas tyre mbajtja serish e dy detyrave nga lideri i opozites mund te sillte nje mungese te madhe perkushtimi te tij ne PS. Po ashtu kjo vonese ne shpalljen e emrit zyrtar te selise roze si kandidat te saj per Bashkine e Tiranes u peshtjellua me shume edhe ne mbledhjen e grupit socialist ku u diskutua per zgjedhjet vendore te 8 majit dhe per perzgjedhjen e kandidateve por ne fund kandidatura e Rames nuk u be zyrtare. Por duket se kjo nuk eshte e vetmja veshtiresi qe po kalon selia roze pasi edhe ne perzgjedhjen e kandidaturave per kryetare bashkish dhe komunash jane hasur konflikte te medha. Sipas burimeve prane selise roze disa nga perzgjedhjet per keta kandidate po behen nga vete deputetet socialiste te sjelle ne kete rol nga vete kreu Rama kur realisht deputete nuk duhet te nderhyjne aspak ne perzgjedhjet qe behen ne bazat e PS-se ne rrethe. Mbledhja e grupit parlamentar socialist u zhvillua ne ndryshim nga ditet e tjera diten e hene ku ne qender te diskutimit te saj ishin zgjedhjet e 8 majit perzgjedhja e kandidaturave ne keto zgjedhje dhe emri i kandidatit te kesaj force per Bashkine e Tiranes. Por kur pritej qe ne perfundim te saj te kishte nje deklarate publike ne lidhje me emrin e kandidatit te selise roze serish ai nuk eshte beri i ditur. Vete Rama ne prononcimin e tij nuk beri asgje publike por vetem la te nenkuptohej se ai mund te jete kandidati zyrtar i PS-se per te garuar ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Gjithashtu ne mbledhjen e grupit socialist u diskutua edhe per qendrimin qe do te mbaje kjo force politike me aleatet dhe zonat qe do tu jape atyre per zgjedhjet vendore ku edhe ne kete rast veshtiresite priten te jene te medha. Pjese e diskutimit te grupit parlamentar socialist ishte edhe seanca e ardhshme plenare e Kuvendit te Shqiperise dhe qendrimi qe do te mbahet ne te nga ana e socialisteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›