22 vite burg për kosovarin Baki Sadiki

Një gjykatë në Sllovaki, e ka dënuar me 22 vite burg në mungesë kosovarin Baki Sadiki, i akuzuar për prodhim, posedim dhe tregti të paligjshme të narkotikëve, të kontrabanduara nga Turqia në Sllovaki. Ky lajm konfirmohet nga mediat në Sllovaki.
Ky është dënimi maksimal i marrë dhe sipas agjencisë “SITA”, Sadiki po fshihet në Kosovë.
Dy bashkëpunëtorët e tij të indetifikuar si Juraj J dhe Jan C u dënuan me nga 15 vite burg, pasi bashkëpunuan me policinë. Ndërkaq mësohet se Sadiki për tregtinë me drogë bashkëpunonte me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Stefan Harabin.