Krasniqi: Kushtetuta nuk po zbatohet në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se Kushtetuta e Kosovës po zbatohet në përgjithësi edhe institucionet e vendit janë duke përmbushur të gjitha detyrat e tyre.
Ndër të tjera, Krasniqi ka shprehur pakënaqësi në moszbatimin e Kushtetutës në gjithë territorin e vendit, por këtë fakt e arsyeton me motivin se Kosova ka institucionet e reja.Kryeparlamentari Krasniqi në tre-vjetorin e aprovimit të Kushtetutës së vendit, ka thënë se edhe pse me pengesa, ajo po gjen zbatim nga të gjitha institucionet.
Krasniqi ka thënë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës se në shumicën e rasteve, të gjitha institucionet po kryejnë detyrat kushtetuese.