22 vjeçarja humb jetën gjatë lindjes. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë
Një 22 vjeçare shtatzënë nga fshati Shullaz i Lezhës ka humbur jetën në maternitetin e qytetit.
Familjarët akuzojnë mjekët për ndarjen nga jeta të të resë.
Viktima është Lorena Imeri.
22 vjeçarja ishte paraqitur ditën e djeshme në spital për të lindur foshnjën 9-muajshe, por ka ndërruar jetë.
Mësohet se 22 vjeçarja është paraqitur në spitalin e Lezhës rreth mesnatës, dhe ka humbur jetën një orë më pas.
Xhaxhai i vajzës tregon se mjekët u kishin thënë se vajza ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shpëtimi i saj ishte i pamundur.
Ndërkohë, drejtori i maternitetit të Lezhës, Llesh Marku bëri të ditur se pacientja ishte paraqitur në spital me probleme kardiake, të cilat duket se nuk ishin zbuluar më parë, pasi 22 vjeçarja nuk kishte me vetë një kartelë vizitash.
Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
