Grabitet biznesmeni në Tiranë, u sulmua me spraj neuro-paralizues
Një biznesmen është grabitur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Mësohet se Ciprian Kodheli është sulmuar me spraj neuro- paralizues në fytyrë nga persona që nuk janë identifikuar akoma.
Grabitësit i kanë marrë atij një shumë prej 1.5 milion lekësh të reja.
Kodheli ishte pranë biznesit të tij, që ndodhet tek stadiumi Qemal Stafa.
Kodheli ka në pronësi një biznes farmaceutik dhe aksione në disa firma ndërtimi./ep