E Diel, 1 Nëntor 2026

“22 vjet demokraci”, koncert festiv në Qytetin Studenti. Berisha: Në 23 qershor të firmosim fundin e bllokatorëve të ëndrrës së Shqipërisë Europiane

20-02-2013 / Gazeta 55

UPDATE- Në kujtim të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi sot në sheshin “Demokracia” të Qytetit Studenti, koncertin festiv “22 vjet demokraci”, me pjesëmarrjen e mjaft dëshmitarëve të kohës, nismëtarëve të lëvizjes studentore dhe qindra e mijëra të rinjve. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryeministri Sali Berisha u shpreh se 20 shkurti mbetet në memorien e shqiptarëve, si dita e parë e lirisë. Sipas Berishës, guximi i burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave 22 vjet më parë, me rrëzimin e shtatores së diktatorit, shënoi një kthesë të fuqishme për të ardhmen e vendit. Sipas tij, 20 shkurti është dita kur PD realizoi një nga fitore më kulmore si forcë antikomuniste. “20 shkurti shënon gjithashtu ditën në të cilën PD e Shqipërisë, e parë opozitare e vendit, do të organizonte do të realizonte njërën nga fitoret më të mëdha dhe më kulmoret në tërë historinë e saj. Fitore që në 3 muaj jetë do e bënte forcën politike më të fuqishme antikomuniste në Evropë. Dy dekada që kaluam nga 20 shkurti i 91 gjer më sot kanë qenë jo të lehta për ne, përkundrazi, ne jemi përballur me vështirësi të mëdha, vuajtje sakrifica, mangësi dhe gabime, vështirësi jo të vogla, diktatura hoxhiste shkatërroi Shqipërinë dhe qenien e shqiptarit më shume seç e shkatërroi çdo luftë, epidemi apo fatkeqësi natyrore, më shumë se në çdo vend tjetër të planetit”, tha Berisha. Kryeministri mbajti një minutë heshtje për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Berisha akuzoi se kreun e opozitës se me 21 janar të vitit 2011-të donte të merrte pushtetin me dhunë, dhe shpërdorim të votës së socialisteve pasi bllokoi integrimin. Kryeministri tha se shqiptarët në 23 qershor me votën e tyre, do çrrënjosin fundin e bllokatorëve, për t’i çelë rrugë Shqipërisë së zhvilluar. “Bijtë dhe etërit hoxhistë, pasi pushtuan PS, guxuan të ndërmarrin përmbysjen me dhunë të pushteti tuaj të dalë nga vota e lirë. Ata gabuan, ne u themi dhe një herë pushtet me dhunë në këtë tokë nuk do merrni kurrë. Liria dhe mbrojtja e vlerave të saj janë pasioni ynë, forca e pathyeshme e kushtetutës, e ligjeve e votës dhe institucioneve të lirisë. Sot pas 22 vitesh ata me një zemëri të plotë politike përdorin pushtetin që iu kanë besuar zgjedhësit shqiptar për tu ngritur në rrugën e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit. Por, përsëri ata gabojnë dhe kësaj radhe gabojnë për të mos gabuar kurrë më. Kësaj radhe me votën tonë të çrrënjosim fundin e tyre, fundin e merituar. Shqiptarët në 23 qershor do të votojnë për integrimin e tyre në Europë, për liritë dhe të drejtat e tyre, për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë Europiane”- theksoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›