22 vjetori i Levizjes Studentore Rama Dita e te ardhmes
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Për shkak të ngjarjeve të mëdha, ajo u njoh si Dita e Rinisë Shqiptare. 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Me lëvizjen dhe idetë e saj u bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore duke e shndërruar Lëvizjen Studentore në një revolucion kombëtar demokratik.
Rama: Të ecim para për të realizuar ëndrrat e të rinjve
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sot të rinjtë në ambientet e një lokali roku në Tiranë për t’u folur mbi Ditën e Rinisë. Kreu i selisë rozë theksoi se 8 dhjetori i përket të kaluarës po aq sa të tashmes dhe të ardhmes. Sipas tij Dita e Rinisë është një ditë për të ecur përpara.
“8 Dhjetori i 22 viteve më parë ishte momenti kur të reja dhe të rinj si ju sot vendosën të hedhin një hap të rrezikshëm të marrin përsipër dicka që ishte një shtysë drejt një të panjohure. Sot nuk jemi ndryshe. Sot të ecim para në një rrugë të përbashkët është domosdoshmëri. Të bëjë të mundur ëndrrat. Sot, më shumë sesa atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm, duke u marrë me politikën për të mos e lënë politikën të marrë para dëshirën tënde është një investim i sigurt për veten tënde. Sot më shumë se atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi duke u përfshirë në politikë, është një investim i sigurtë për të nesërmen, që s’ka rrezikun që kishte 22 vite më parë, investim që pa asnjë dyshim do e cojë më tutje për mirë rrugën e përbashkët”- deklaroi Rama para të rinjve.
Në kujtim të kësaj dite Rama ka kujtuar vullnetin e të rinjve 22 vite më parë, duke ftuar të rinjtë e sotëm të bëhen bashkë për qëllime të mëdha, për ndryshim e për të bërë të mundur, gjërat që secili më vete i ka të pamundura t’i bëjë.
“Asgjë nuk është e pamundur kur të zakonshmit vendosin të përdorin mundësitë që kanë në dispozicion, se njerëzit e zakonshëm janë të jashtëzakonshëm, kur të zakonshmit bëhen bashkë, për qëllime më të mëdha, ambicie më të mëdha, se sa ato që realizohen secili më vete, pa realizuar këto nuk ka hapësirë për ambicie vetjake”- vijoi Rama.
Majko: Mungojnë të “munguarit” Arben Broci dhe Azem Hajdari
Në 22 vjetorin e lëvizjes studentore që u bë iniciatore e kthesës së madhe historike rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë, deputeti socialist Pandeli Majko përmes rrjetit social facebook vlerëson dhe kujton 8 dhjetorin dhe figurat e simbolike të kësaj ditë. “Mungojnë të “munguarit”, Arben Broci dhe Azem Hajdari, si stacione të kohës që jetuam”. Kështu shkruan Majko në profilin e tij në facebook ku ndër të tjera thekson se : 8 Dhjetori 1990- E vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Çdo brez ka betejën e tij për të fituar.
Më tej deputeti socialit shkruan “Vëllezër dhe motra kudo që jeni, Gëzuar 8 Dhjetorin! Është dita e studentëve, jo e politikës. Historia vazhdon, mesazhi i lëvizjes nuk ka ndryshuar.”