Arrestohet i dyshuari per vrasje ne Vlore

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. I arrestuari është shtetasi Bledar Idajet Jambelli, lindur e banues në fshatin Mbrostar të Fierit. Nga hetimet e kryera nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, dyshohet se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 4 shtator 2012 në lagjen “Osmën Haxhiu” në Vlorë në ambientet e lokal “Klind” ku është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale A. D. si dhe janë plagosur dy shtetas të tjerë. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të rënda penale të ndodhura në Vlorë dhe Tiranë. Ndaj 34 vjecarit rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.