Vlore moren peng te miturin pranga dy personave

Arrestohen 2 persona pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar një të mitur. Nga policia e Vlorës bëhet e ditur se dy vëllezërit Gazmend dhe Federik Hoxhaj përkatësisht 26 dhe 28 vjeçar kanë ushtruar dhunë ndaj një të mituri pasi dyshonin se ky i fundit u kishte vjedhur dokumentet e makinës së tyre. Në deklaratën e dhënë në polici fëmija tregoi se dy të arrestuarit pasi e kanë futur në makinë të miturin e kanë çuar në pyllin e Sodës, ku dhe e kanë keqtrajtuar. Të arrestuarit janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit, ku do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes së një të mituri, ndërsa fëmija i është bashkuar familjes pas depozitimit të dëshmisë së tij.