E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet cmimi i druve ne Kukes

Oxhaqet e pallateve në Kukës po nxjerrin tym.
Pak i vonuar, por dimri mbërriti. Temperaturat janë ulur ndjeshëm e malet janë rënduar nga bora.

Çmimi i druve ka shënuar rekord. Më shumë se 3500 lekë kushton një metër kub, vlerë që pritet të rritet në ditët në vazhdim.
Banorët thonë se tregtarët e palicensuar po abuzojnë.

Druvarët e paligjshëm u rrinë larg kamerave. Por thonë së cmimi lidhet ngushtë me koston e sigurimit, prerjes e transportit të lëndës drusore. Shërbimet pyjore, janë kthyer në makth për ta, dhe shpesh u kanë sekuestruar ngarkesën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›