E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio e Empoli, të dashuruar pas futbollistëve shqiptarë

Te Lacio dhe Empoli, siç duket, do të ketë koloni shqiptarësh. Lacio më shumë, pasi tre shqiptarëve aty, Tare, Cana dhe Strakosha, u është shtuar edhe Mër-gim Mavraj, duke e çuar në 4 numrin. Aktualisht tek Empoli është mbroj-tësi Elseid Hysaj, por në provë ndodhet edhe një tjetër shkodran, Arlind Demaj. Ky i fundit e ka kaluar provën e parë dhe është thirrur përsëri, pasi ka të dhëna mbresë-lënëse, 1.85 i gjatë, mesfushor që luan me të dyja këmbët dhe mosha 15 vjeç. Empoli është një nga klubet që investon për moshat e reja, duke i marrë me parametra thuajse zero dhe duke i shitur më vonë në Serinë B ose edhe në Serinë A. Por raporti i shqiptarëve 4-2 për Lacion mund të thellohet, mund të shkojë në 5-1. Kjo sepse klubi lacial kërkon pikërisht Elseid Hysajn, ku sërish Igli Tare është ai që negocion. Por presidenti i Empolit ka lëshuar dje një deklaratë të fortë në lidhje me këtë çështje, kur ka mësuar se Tare ka marrë pëlqimin e mbrojtësit 18-vjeçar, të cilin e ka takuar edhe gjatë grumbullimit të fundit me ekipin kombëtar. "Me Lotiton (presidenti i Lacios) ruajmë respekt të ndërsjellë, por ai nuk ka më bërë asnjë ofertë zyrtare për Hysajn. Nëse Tare është i interesuar vërtet, ka gabuar adresë, duhet të vijë tek mua", - thotë presidenti i Empolit. Kohët e fundit numri i shqiptarëve në kampionatin italian është rritur shumë, ku përveç pjesëtarëve të ekipit kombëtar, si Ujkani, Mavraj, Basha, Cana, Bogdani dhe Hysaj, mund të përmendim edhe Behramin, Xhemailin, Mehmetin, Mustafin, Hetemajn dhe Memushajn.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›