2200 objekte të vjedhura nga trashëgimia shqiptare

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Interpolin po punojnë për rikthimin e këtyre objekteve dhe ka sinjale pozitive për disa prej tyre për të cilat do përgatiten procedurat e nevojshme për kthimin në vendin e tyre të origjinës. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij u shpreh se “grabitja e pasurive tona kulturore është cenim i identitetit kombëtar”. Sipas tij, trafikimi i paligjshëm, prek të gjithë gamën e gjerë të trashëgimisë materiale, për pasojë mbetet detyrë primare, përkushtimi, nxitja dhe angazhimi në funksion të organizimit të takimeve të këtij niveli.
Në kuadrin e veprimtarive të UNESCO-s për forcimin e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe luftës kundër trafikimit të tyre të paligjshëm, Zyra e UNESCO-s në Venecia finalizoi në maj 2011 një video prej 15 minutash, me mbështetjen e Komisioneve Kombëtare dhe Ministrive të Kulturës, për sensibilizimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore, kushtuar në mënyrë specifike për rajonin e Europës juglindore.